Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Banda e minave/ Eksperti: Grupet kriminale këtë ‘aktivitet’ e kanë bërë pjesë të biznesit

schedule22:44 - 8 Prill, 2024

schedule 22:44 - 8 Prill, 2024

TIRANË– Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i pranishëm në panelin e “360 Gradë” nga Artur Zheji tha se grupet kriminale veprojnë si biznes i ndarë.

Ai shtoi se dikush merret me drogë, dikush tjetër me lëndët eksplozive dhe të tjerë kanë shtrirë aktivitetin e tyre në trafikimin e qenieve njerëzore.

Ai ngriti shqetësimin sidomos tek përdorimin i lëndëve eksplozive, të cilat sipas tij gjenden kollaj në treg.



“Është bërë pjesë e biznesit. Grupet kriminale janë të ndara, dikush merret me lëndët narkotike , dikush me tregtimin e lëndëve eksplozive, dikush ka trafikimin e qenieve njerëzore. Etj. Kushdo që ka pasur nën plan të për bërë një akt kriminal. Gjëja me e thjeshtë ka qenë shko në treg dhe i kanë gjetur”, tha eksperti Fajton Softa./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!