Banda e Met Kananit njihet me masën e sigurisë “arrest në burg”

schedule16:23 - 14 Maj, 2018

schedule 16:23 - 14 Maj, 2018

Gjykata e Krimeve të Rënda pas një seance që zgjati disa orë la fuqi masën e sigurisë “burg pa afat” për 13 personat e ndaluar 2 ditë më parë, të njohur të gjithë si banda e Met Kananit. Gjatë seancës së verifikimit të masës së sigurisë, të arrestuarit iu rikomunikua “arresti me burg”, masë kjo e kërkuar nga prokurorja e çështjes Elisabeta Imeraj dhe të vendosur më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Gjatë operacionit të përbashkët policor të koduar “Precizioni”, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit vuri në pranga në disa qytete të vendit 13 shtetas. Së bashku me Met Kananin, kreu i dyshuar i grupit dhe 4 të tjerë që ndodhen aktualisht në burg në Turqi apo Maqedoni, shkon në 18 numri i personave të arrestuar si pjestarë të dyshuar të kësaj bande kriminale. Këta persona vepronin si grup i strukturuar kriminal, për trafikimin e lendeve narkotike. Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Europian. Ka dyshime se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi-Greqi- vendet e BE, si dhe Turqi-Maqedoni-  Shqipëri-vendet e BE.  Një tjetër aktivitet kriminal, i zbuluar nga hetimet ishte trafikimi i kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri dhe vendet e BE-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!