Një bandë droge në Peru mori një surprizë të keqe kur babagjyshi dhe elfët e tij thyen derën për t’i arrestuar. Policia e veshur si Babagjyshi goditi me çekiç derën për të arrestuar bandën e drogës.
Agjentët kishin veshur kostume festive me një oficer të veshur si Babagjyshi, së bashku me disa elfë. Operacioni i pazakontë, por i suksesshëm i drogës ndodhi të shtunën, dhe agjentët që sulmuan ndërtesën në Surquillo, Lima.
“Në ditët e Krishtlindjeve, një Babagjysh në rrugë nuk tërheq shumë vëmendje dhe ne e përdorëm këtë në avantazhin tonë për këtë operacion,” tha zyrtari i policisë David Villanueva.
Të dyshuarit, tre burra dhe një grua, fillimisht menduan se ishte një shaka, tha Villanueva, por më vonë kuptuan se gjithçka po ndodhte me të vërtetë.
/abcnews.al