Ish prokurori Ervin Karanxha thotë se nuk janë hetuar zyrtarët e lartë për çështjen e 21 janarit, teksa këtë të martë, në SPAK u paraqit ish presidenti Bamir Topi.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Karanxha u shpreh se një ditë pas ngjarjes, Topi u takua me Lulzim Bashën, ku ky i fundit i kërkoi të kishte ndikim te Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.
Ndërsa avokati Idajet Beqiri deklaroi se SPAK po zvarrit çështjen e 21 janarit dhe shtoi se nuk po bën hetim intensiv.
Ervin Karanxha: Zoti Bamir Topi ka qenë presidetnt kur ka ndodhur ngjarja. Të gjithë jemi dijeni për një libër që ka dalë në 2018. Flet edhe për 21 janarin, flitet për datën 22, për një takim që ka pasur me isIna rAMA. Dhe më datë 23, flitet për një takim me Lulzim Bashën. Është pyetur për këtë ngjarje. Ka qenë libri që e ka çuar në atë pikë. Do sqarohet nëse për këtë bisedë të Bashës, ka komunikuar me Ina Ramën apo jo. Duhet të sqarojë. Kemi kosntatime të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Strasburgut. Nuk janë hetuar zyrtarë të lartë. Këtu është fillimi i hetimit. Diçka tjetër që do dalë nga hetimi. Porkurorja e përgjithshme ka pasur akses në çështje, kjo tregon veprimet që janë bërë.
Idajet Beqiri: SPAK kështu e ka marrë, e ka marrë zvarrë këtë punë. Nuk po bën hetim intensiv. Po e zvarrit kaq shumë, duhet marrë shumë seriozisht. Ne e kemi paraqitur librin e Bamirit si provë. Ky është libër analitik, ka shumë gjëra që nuk thuhen. Problemi është që ish presidenti, ai është thirrur edhe për çfarë informacione ka pasur para ngjarjes. Presidenti, në linjat e veta të informacionit që ka pasur, edhe kur i ka shkuar Basha e të tjerë, ka bërë biseda me ta. Kanë folur edhe për gjëra të tjera./abcnews.al

