“Balta deri në gju”, Inva Mula tregon pse e çoi vajzën tek familjet e pastreha

schedule20:24 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 20:24 - 8 Dhjetor, 2019

Një mbrëmje unikale artistike u organizua sonte, ku morën pjesë artistët më në zë të vendit. Qëllimi është mbledhja e fondeve për familjet e dëmtuara nga termeti. Në skenë u ngjitën artistë të njohur të muzikës operistike të muzikës së lehtë si dhe aktorë. Në fund Inva Mula ngjiti në skenë të bijën, Ninën. “Vajza ime pasi dëgjoi koncertin shprehu dëshirën që të recitojë një vjershë. Unë nuk e di se si do të performojë sepse nuk e kam dëgjuar ndonjëhere te recitojë në skenë, por do ta dëgjojmë”, tha ajo. Më pas sopranoja e njohur tha se këto ditë e ka marrë Ninën e vogël për të parë gjendjen ku jetojnë fëmijët e atyre familjeve që janë goditur nga termeti.

“Dje ne ishim në Ishëm dhe Bubq, vende s’i kisha parë më parë, por i pamë bashkë me Ninën. Vajtëm në familjet e dëmtuara. Brezi i ri duhet të kuptojë sa e çmuar është jeta. Kur ngrihemi në mëngjes me përkëdheljet e mamit, kuzhinën e Lelës, duhet ta dinë se përtej ka edhe familje në veshtirësi. Ky ishte mësim shumë i mirë për Ninën, prandaj dua ta recitojë vjershën e saj”, u shpreh ajo.

Gjithë maratona e bamirësisë u transmetua live në “Abc News”, media partner e këtij aktiviteti artistik humanitar.

Lexo edhe:
Maratona e bamirësisë/ Mula: Kurrë më parë s’janë bashkuar më shumë artistë për një kuazë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!