Tashmë gjithçka është zyrtare, “bomberi” italian, Mario Balotelli është rikthyer në kampionatin turk, me 33-vjeçarin, që është zyrtarizuar mesditën e kësaj të premteje si përforcimi më i ri i skuadrës së Adana Demirspor.
“Bomber” italian nënshkroi një kontratë 1-vjeçare me klubin turk, me opsion rinovimi për një vit tjetër, duke u rikthyer kështu në elitën e futbollit turk.
Ndërkaq, kujtojmë se Balotelli është rikthyer te skuadra e Adana pas një “aventure” të shkurtër 1-vjeçare te zvicerianët e Sion, ku arriti të shënojë vetëm 6 gola, në 19 ndeshjet e zhvilluara për zviceranët. /i.m /abcnews.al