Mario Balotelli e shikon veten në telashe. Sulmuesi i rikthyer në Itali, ku aktualisht është pjesë e Brescia, u bë protagonist në ndeshjen kundër Hellas Verona. Italiani me origjina afrikane goditi me top nga tribuna e ultrasve të skuadrës kundërshtare dhe akuzoi se po e ngacmonin me thirrje raciste.
Më pas pati shumë polemika dhe normalisht që e gjithë kjo histori ka ndikuar te sulmuesi, i cili së fundmi është qortuar edhe nga presidenti i Brescia, Cellino. Kështu, duket se ditët e Balotelli te “Dallëndyshet” janë drejt fundit dhe kanë nisur të qarkullojnë zërat e parë për të ardhmen e tij.
Sipas asaj që shkruan Gazzetta Dello Sport, për shërbimet e sulmuesit interesohet Galatasary dhe Balotelli në situatën që është pritet të “joshet” dhe të transferohet në Turqi për një aventurë të re. /abcnews.al