Balotelli në mbrojtje të Donnarumma: Tifozët sillen ashtu se nuk e dinë të vërtetën, Gigio nuk donte të largohej nga Milan

schedule08:36 - 13 Nëntor, 2023

schedule 08:36 - 13 Nëntor, 2023

“Gardiani” italian i portës, Gianluigi Donnarumma u rikthye mbëmjen e së mërkurës, në “San Siro”, kësaj radhe si pjesë e francezëve të Paris Saint-Germain, skuadrës rivalëve të “Djajve” të Milan, në fazën e grupeve të UEFA Champions League.

Ashtu siç pritej, ultrasit e “kuqezinjve”, nuk e pritën dhe aq mirë rikthimin e 24-vjeçarit në ish-“shtëpinë” e tij, teksa ndaj tij u hodhën mijëra prerje imitim parash, në të cilat dollari ishte zëvendësuar me “Dollarumma” si për të thumbuar portierin që në vend të zemrës, zgjodhi paratë, duke u transferuar te PSG me parametra zero.

Mirëpo, në mbrojtje Donnarumma-s  ka dalë një tjetër ish-protagonist i “kuqezinjve” të Milan, Mario Balotelli, i cili deklaroi se versioni i historisë së divorcit është ndryshe dhe se nuk është faji i “gardianit”, që u largua dy vite më parë.

“Nëse do të mundte, do të qëndronte te Milan. Unë e di mirë çfarë ndodhi dhe Gigio nuk ka asnjë faj për largimin. Tifozët sillen ashtu, sepse dinë vetëm një version të shpërndarë nga drejtuesit, por Donnarumma nuk ka asnjë faj dhe për më tepër, nuk ka treguar asnjëherë të vërtetën, për të mos trazuar ambientin”,- u shpreh Balotelli. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!