Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në përqindje, pjesëmarrja e qytetarëve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale është rreth 20 %
Numri i votuesve me të drejtë në votimet e raundit të dytë ëshrë 1 milion e 316 mijë e 672, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë këtij procesi, tre persona janë arrestuar në Fushë-Kosovë.
Balotazhi për kryetarë të komunave po zhvillohet në këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

