Balluku: Skavica do t’i japë zgjidhje përmbytjeve në të gjithë zonën e Shkodrës

schedule11:59 - 23 Mars, 2021

schedule 11:59 - 23 Mars, 2021

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku në fjalën e saj në seancën plenare në Kuvend foli për projektligjin për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Balluku tha se me “Skavicën” do të rriten kapacitetet edhe për 3 HEC-e të tjera, ndërsa shtoi se gjithashtu ky projektligj do t’i japë zgjidhje përmbytjeve në të gjithë zonën e Shkodrës.

Më tej ajo shtoi se Balluku se investimi bëhet nga qeveria shqiptare, ndërsa faza e parë e studimit do të mbulohet me fonde të KESH.

Pjesë nga fjala e Belinda Ballukut:

Një ëndërr e madhe e cila nuk ka gjetur mundësi që të realizohet deri më sot Ndërtimi i Centralit të Skavicës.

Është një instrument rregullatori i Kaskadës së Drinit dhe duhet thënë që qeveritë e mëparshme nuk arritën që ta plotësonin këtë vepër.

Ne tashmë kemi kryer të gjitha hapat paraprake me kompaninë amerikane, ndërsa kontrata është ndarë në dy pjesë.

Kontratat e parë do të jetë midis KESH dhe “Bechtel Interenational”.

Duhet pasur parasysh që kjo kontratë do të ketë kapituj që do të lidhen me studimin ambiental të zonës, ndërkohë do të bëhet edhe një studim i mirëfilltë mjedisor.

Kontrata e parë do të fokusohet në përgatitjet e projektit teknik. 4-6 javë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe brenda 30 ditëve do të negociojnë kushtet e kontratës së parë.

Kontrata e fazës së dytë do të firmosë brenda tre ditësh pune nga data e finalizimit të saj, që do të përfshijë projektimin dhe ndërtimin e Skavicës. Unë i ftoj deputetët që ta votojnë këtë projektligj.

Përveç prodhimit të energjisë do të rriten kapacitete prodhuese për tre hidrocentralet ekzistuese dhe do të japë një zgjidhje për përmbytjet në zonën e nën Shkodrës.

Investimi nuk është një investim që behet nga “Bechtel”, por nga qeveria shqiptare. Faza e parë e studimit do të mbulohet me fonde të KESH.

Është një investim me shumën 550 milionë dollarëve. Për sa i përket fazës së dytë do të dalin edhe kapacitete prodhuese në këtë HEC dhe kapacitete që do të shtohen në tre hidrocentralet e tjera. Do ishte mirë që mos të shprehemi para studimit. Kemi një numër të pronave të cilat preken, por unë do të thoja që pa përfunduar studimi i parë, i cili do të nxjerrë zonat të cilat duhet të shpronësohen, por që do ti gjendet zgjedhja.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!