Balluku replikë me Banon: Jo po dalin për darkë me oligarkët? Pse pishtarin na ke mbajtur ti ne, dil e fol me fakte

schedule16:58 - 15 Shtator, 2022

schedule 16:58 - 15 Shtator, 2022

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka replikuar me deputeten demokrate Eralda Bano, e cila gjatë fjalës së saj në Kuvend theksoi se ministret që sot bëjnë moral se si duhet kursyer energjia, darkojnë me oligarkët dhe iu shërbejnë atyre.

Në reagimin e saj Balluku theksoi edhe njëherë se ajo nuk ka këshilluar askënd se në çfarë temperaturash lahen rrobat, thjeshtë ka shpërndarë një fushatë sensibilizuese për qytetarët.

Ajo i kërkoi deputetes Bano që të jetë më serioze kur flet dhe të paraqesë fakte, pasi është një përfaqësuese e qytetarëve dhe nuk mund të flasë çfarë i vjen në mendje.

Balluku: Më erdhi mirë që parafolësja shpëtoi burrat ministra dhe u kap me gratë ministre. Të paktën burrat ministra i kemi në rregull. Si mund të dalësh këtu dhe të hedhësh vrerë, por flit me fakte se je zonjë. Jo po darka me oligarkët, jo po na ke mbajtur pishtarin ti. Unë e dashur nuk merrem me temperaturat e larjes së rrobave, sepse unë i laj sipas mundësisë time. Gjeje ku kam folur për larjen e rrobave, unë vetëm kam shpërndarë një fushatë për sensibilizimin e qytetarëve. Po ta lësh frigoriferin hapur, harxhon më shumë energji, edhe po ta lësh dritën hapur sërish harxhon energji. Ma gjej ku kam folur për larjen e rrobave. Unë po të them nëse ke diçka konkrete të sqaroj unë, për rrobat zonjë laji si ta mendosh. Unë kam për detyrë të siguroj energji elektrike. Ne këshillojmë nuk është në dorën time se çfarë bëjnë qytetarët, detyra ime është të sensibilizoj përmes fushatave. I ke parë në botë çfarë po bëhet, e ke parë në Zvicër. Çfarë mohoni ju faktin që ka krizë. Ky është një moment kritik, nuk hedhim dot shi nga qielli. Nëse kemi shi ka prodhim vendas, nëse ka shi prodhojmë ne, nëse nuk ka shi jemi të detyruar ta blejmë.

Bano: Unë e kam me video zonja ministre.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!