Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Balluku/ Qeveria: Ministri gëzon imunitet, GJKKO cenoi kompetencat e Këshillit të Ministrave

schedule11:09 - 22 Janar, 2026

schedule 11:09 - 22 Janar, 2026

TIRANË- Drejtoresha e shërbimit juridik të Kuvendit, Mimoza Arbi tha se e mbështet padinë e Këshillit të Ministrave kundër vendimit për pezullimin nga detyra të numrit dy të qeverisë.

Ai theksoi se vendimi GJKKO për rastin Balluku ka cenuar kompetencat e Këshillit të Ministrave.

“Vendimin i GJKKO cenon kompetencën e Këshillit të Ministrave dhe Këshilli i Ministrave duke konstatuar këtë shkelje i është drejtuar Kushtetuese për dispozitën. Neni 442 nuk bie ndesh me dispozitat e Kushtetutës.



Në frymën e Kushtetutës , e cila e barazon një ministër me deputetin dhe funksionin e deputetit, e ndalon gjykatat e juridiksionit të zakonshme apo Gjykatën e Posaçëm të marrë një masë të sigurimit personal si është ndalimi i ushtrimit apo të funksionit të detyrës”, tha ajo.

Nga ana e tij, Herald Jonuzaj përfaqësues i Kryeministrisë u shpreh se në vendimin e GJKKO ka ‘cenim të kompetencave të Këshillit të Ministrave’.

“Padia jonë është për ndarje pushtetesh. Ministri gëzon imunitet. Në Gjykatë Kushtetuese për këtë jemi drejtuar. A është duke iu shtrënguar dora kryeministrit që të shkarkojë një anëtar të Këshillit të Ministrave nëpërmjet vendosjes së kësaj norme. Pra pyetja është a duhet kryeministri të jetë i detyruar të shkarkojë një ministër sepse është marrë një masë pezullimi? Që ndoshta kjo masë në Apel mund të bie, pra duhet të jetë kryeministri i detyruar ta zëvendësojë dhe a mos po i shtrëngohet dora kryeministrit në kompetencat e tij Kushtetuese””, tha ai.

Nga ana tjetër, Gjykata e Posaçme ka braktisur seancën që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me padinë e bërë nga Këshilli i Ministrave kundër vendimit të pezullimit nga detyra të numrit dy të qeverisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!