Ministrja e Transporteve dhe Energjisë, Belinda Balluku në fjalën e saj në Kuvend i është përgjigjur opozitës se pavarësisht propagandës së tyre, kjo krizë është globale, si pasojë e luftës në Ukrainë.
Balluku ndër të tjera është shprehur se qeveria do të mbrojë qytetarët nëpërmjet paketës së rezistencës sociale, në mënyrë që të ulë impaktin e rritjes së çmimeve.
“Më shumë se 3400 km të tjerë mirëmbahen nga ARRSH, përsa i përket taksës së qarkullimit vitin e kaluar është 19 miliardë lekë ndërsa ajo për mirëmbajtjen është 34 miliardë lekë. Sot nuk provuan vetëm sektori i hidrokarbureve dhe i ushqimeve por të gjithë sektorët dhe ai i ndërtimit për shkak të rritjes së çmimit, sot kur të gjithë bashkë duhet që të përballonim efektet e një krize globale e nxitur nga lufta midis dy vendeve por që globalizimi këtë sjell.
Ju mund të bëni propagandë sa të doni, por kriza sot është krizë globale e nxitur nga lufta mes dy vendeve, që mund të jenë larg nesh, por ky është globalizimi. Pjesa më e prekur e kësaj lufte është energjia. Askush nuk e di se kur do të përfundojë. Qeveria ka vendosur të mbrojë të gjithë qytetarët nga ekspozimi i çmimeve të larta përmes paketës së rezistencës sociale. Rritja e çmimeve të produkteve të shportës janë ndikuar nga tregjet ndërkombëtare.
Çmimi është një situatë që po rëndon mbi çdo familje, pro tregu po përballet edhe me mungesën e produkteve. Në vend që të bënim analiza konstruktive, të gjenim një mënyrë si të bashkëpunonim, jemi këtu duke pritur akuzat tuaja. Ndërkohë që ju mundoheni ta nxini këtë vend, unë them që ky vend ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve”, ka thënë Balluku./abcnews.al