Këtë të martë, 2 dhjetor 2025, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese shqyrtoi padinë e bërë nga kryeministri Edi Rama dhe Këshilli i Ministrave për konfliktin e kompetencave mes ekzekutivit dhe Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion për pezullimin e zëvendëskryeministres dhe njëherësh ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Analisti pranë ABC News, Artur Nura i ftuar në “News Line” tha se ndaj gjykatës kushtetuese janë bërë shumë presione, nga palët politike. Nura shtori se Kushtetuesja do të lexojë qartë dhe në mënyrë të drejtë, këtë padi.
Gjatë fjalës së tij, analisti nënvizoi edhe një herë rëndësinë e ndarjes dhe balancimit të pushteteve në një shtet demokratik.
“Unë jam i bindur që influencat janë të drejtpërdrejta nga të gjitha palët. Vetë kryeministri ka folur dje për rëndësinë e çështjet, këto palë janë në një presion politik të drejtpërdrejtë. Për mua ishte e pritshme kjo gjë, nuk ishte e papritur. Ka presione nga më të ndryshmet. Shteti demokratik funksionon në ndarjen e pushteteve, nëse nuk ka ndarje të pushteteve kemi një shtet hibrid. Ajo që është parësore është vota. Interpelanca sot, jo rastësisht është kërkuar për motive politike. Rama kur e bëri me dije se do e çonte në Kushtuese e kërkoi qartë, që ne nuk do fusim duart në sistemin e drejtësisë, por kërkojmë zgjidhje nga kjo gjykatë.
Unë pres që presionet do modestohen, kur përgjegjësia zgjerohet. Analizën do e bëjmë politike dhe njerëzore. Presioni mund të ndodhë, por jo aq i fuqishëm sa në tre persona. Unë mendoj që ky institucion do e lexojë dhe do e interpretojnë siç duhet këtë moment historik dhe jo ndarje pushtetesh. Do të lexohet Kushtetuta në mënyrën e saj më të drejtë. Qëndrimi publik i kryeministrit ka qenë olukent dhe korrekt. Ne nuk flasim për kompetencat juridike. Një reformë duhet që sistemi i drejtësisë, nuk duhet prekur, të funksionojë i lirë, po duke vendosur kufij se kur nis dhe përfundon pushteti i tij”, tha analisti Nura.

