Balluku në Kuvend: Nuk kemi krijuar asnjë debit që nga 2019, i kemi larë të gjitha

schedule12:11 - 22 Dhjetor, 2022

schedule 12:11 - 22 Dhjetor, 2022

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha në Kuvend se nuk mbartin më debite që nga viti 2019. Gjatë fjalës së saj, ajo është shprehur se “nuk ka asnjë hap më normal se rishikimi i një buxheti në fund të një viti, sidomos të një viti me një krizë ekonomike të këtij viti”.

“Nuk ka as projekte të reja, por janë projektet që kanë filluar dhe duhet të financohen për të mos bërë gabimet që ju keni bërë në të shkuarën. Ne kemi pasur një kërkesë nga FMN-ja që në vitin 2019: Të mos krijohen debite gjatë vitit dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Ministria e Energjisë nuk ka krijuar më asnjë debit nga situatat  e prodhuara vit pas viti.

Ne nuk mbartim debite pas 2019-ës. Nuk ka asnjë hap më normal se rishikimi i një buxheti në fund të një viti, sidomos të një viti me një krizë ekonomike të këtij viti.“, tha ministrja.  Më tej, ajo  përmendi përmendi aviacionin duke thënë se ka pasur rritje të rëndësishme duke nisur nga aeroporti i Kukësit dhe Vlorës.

“Sot kemi një aviacion që po zhvillohet çdo ditë e më shumë dhe qenkeni të habitur se pse duhet të injektojmë kapital. Flitet për kapitalizim të këtyre shumave.”, u shpreh ministrja. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!