Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku inspektoi sot nga afër investimet e bëra në nënstacionin elektrik të Hoxharës në Fier.
Siç u shpreh ministrja, ky nënstacion tashmë është i transformuar rrënjësisht dhe me kapacitete të dyfishuara, në sajë të investimeve të realizuara, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm ekonomik të zonës.
Balluku tha se ky është një nënstacion kyç dhe një nga më të rëndësishmit që ka vendi.
Sipas saj, investimet e qeverisë në rrjetin energjitik janë tashmë të dukshme nga vetë abonetët që shohin edhe vetë “ që shkëputjet ndodhin gjithnjë e më pak dhe avaritë rregullohen në kohë të shkurtër.” /abcnews.al/