Balluku në Greqi: Vijon bashkëpunimi për lidhjen e dy vendeve përmes linjave hekurudhore

schedule15:27 - 13 Janar, 2022

schedule 15:27 - 13 Janar, 2022

Gjatë vizitës së saj në Greqi ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me Ministrin e Transporteve dhe Infrastrukturës në qeverinë greke Kostas Karamanlis.

Gjatë këtij takimi ministrja mori angazhimin e tij për firmosjen e një memorandumi bashkëpunimi sa i përket projektit të ndërtimit të hekurudhës së përbashkët që lidh dy shtetet e që duhet të ndërtohet nga Pogradeci. Ministrja thekson se të dyja palët shprehën angazhimin e përbashkët për ti çuar përpara këto iniciativa të shumëpritura dhe për të bashkëpunuar ngushtësisht për projekte të reja.

“Me Kostas Karamanlis, Ministër i Transporteve dhe Infrastrukturës në qeverinë greke, kisha kënaqësinë të zhvilloja një takim kokë më kokë, për të vazhduar më pas diskutimin e gjerë së bashku me ekipet përkatëse mbi dy projekte të rëndësishme infrastrukturore të cilat lidhin dy vendet tona, linja hekurudhore dhe Korridori Blu. Projekte më rëndësi jetike dhe me impakt të drejtpërdrejt tek qytetarët e vendeve tona. Shprehëm angazhimin e përbashkët për ti çuar përpara këto iniciativa të shumëpritura dhe për të bashkëpunuar ngushtësisht për projekte të reja në dobi të vendeve tona”, shkruan ministrja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!