Balluku në Abc News: Rruga e Arbrit gati në pranverë të 2021, projekti nuk ka pengesa

schedule17:46 - 30 Qershor, 2020

schedule 17:46 - 30 Qershor, 2020

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka deklaruar se ndërtuesit e rrugës së Arbrit kanë premtuar se projekti dhe pse ka afat deri në nëntor të 2021, do të jetë gati në pranverë.

Balluku në një intervistë për Abc News ka theksuar se tashmë pjesa më e madhe e punës në Rrugën e Arbrit ka përfunduar.

Sipas ministres është në mbyllje puna për urën në fshatin Fshat dhe vijon puna për tunelin lidhës të Murrizit.

LEXO EDHE: Balluku: Investimet rrugore në jug vijojnë, projektet do të mbyllen brenda afatit

Rruga e Arbrit kam përshtypjen se është një kontratë që dhe pse mbaron në nëntor, ndërtuesit kanë premtuar live kryeministrit dhe besoj se ajo rrugë do të përfundojë në pranverë të 2021. Ajo rrugë nuk e ka problemin te trasetë, janë duke u mbyllur urat dhe tunelet, tashmë është duke u mbyllur ura në fshatin Fshat, një ndër më të vështirat dhe pse është më e shkurtër e se Ura e Vashës dhe është duke u mbyllur tuneli i Murrizit që pritet që të jetë pjesa e fundit mbyllëse e rrugës, dhe kur të hapet ajo do të jetë e plotë”, ka thënë ministrja.

Ndër të tjera ministrja ka theksuar se rrugët kanë rëndësinë e tyre, disa kanë rëndësinë demografike, pasi kalojnë në zona me densitet të lartë popullsie, disa tjera rëndësi ekonomike dhe disa kanë rëndësi  kombëtare siç ishte rruga e Kombit që lidhi me Kosovën dhe ajo e Arbrit që do të na lidhë me Maqedoninë e Veriut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!