Balluku: Në 2024 do të krijohet Agjencia e Transportit Publik, do jetë e unifikuar në gjithë vendin

schedule12:01 - 8 Janar, 2024

schedule 12:01 - 8 Janar, 2024

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëherësh zv.kryeministrja Belinda Balluku teksa bëri një analizë vjetore të punës, u shpreh se fokusi do jetë edhe tek turizmi, ku sektorët e tjerë t’i shkojnë në ndihmë fluksit në rritje të vizitorëve.

Ajo theksoi se sektorët e tjerë duhet të jenë në funksion të turizmit.

“Kemi 57 % më pak, kemi ulur numrin e aksidenteve rrugore. Turizmi është një nga sektorët më të rëndësishëm në vend, të cilit duhet ti përgjigjemi edhe me sektorët e tjerë. Numri i vizitorëve kërkon infrastrukturë dhe një transport që t’i përgjigjet kërkesës”, tha Balluku.

Gjatë fjalës së saj, Balluku u shpreh se gjatë 2024 do të krijohet Agjencia e Transporti Publik, e cila sipas saj do të funksionojë në mënyrë të unifikuar në të gjithë vendin. Sipas Ballukut, përgjatë 2024 do ketë edhe bileta online, me qëllim shmangien e evazionit dhe përmirësimin e shërbimit.

“Gjatë vitit 2024, do krijojmë Agjencinë e Transportit Publik e cila do të shërbejë në mënyrë të unifikuar në të gjithë vendin. Do kemi bileta online. Do kemi rinovim të flotës së transportit publik.”, tha ajo./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!