Miratohet koncesioni për projektimin dhe ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar. Lajmin e dha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë.
“ Ajo për përcaktimin e kritereve të rregullave transferimit të të drejtave të licencave minerare nga zotëruesi. Duke qenë se ka pasur një ndryshim në ligjin 304 të miratuar më 15 korrik 2010 u konsiderua e nevojshme të amendohen disa rregulla për transferimin e lejeve. Kjo vjen pas një sërë abuzimesh me licencimeve. Për të fortifikuar këtë proces dhe për ti dhënë seriozitet sektorit minerar. Ne dëshirojmë ti kthehet dinjiteti dhe të vendosen rregulla e ligji të jetë parimi kryesor. Vitet e fundit është vërejtur një interes i madh për investitorët e huaj kështu që lind nevoja që të ketë vëmendje nga ministria.
E dyta, miratimi i kontratës së koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë Kashar. Ka pasur debat për këtë çështje.Që në vitin 2019, kjo kontratë u anulua për shkak se hapësira fiskale u vendos në dispozicion të paktit të universitetit. Ky aks do investohet në parimin e koncesionit. I gjithë ky proces është bërë përmes një negociimi. Kjo është një pjesë nga segmentet më të rëndësishme të sektorit blu, më i rëndësishmi i konektivitetit në Ballkan”.
Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjetikës tha se për dikasterin e saj në mbledhjen e qeverisë janë miratuar 5 VKM. Teksa theksoi se do të bëjnë çmos të mbrojnë familjarët nga çmimi i energjisë, ajo tha se ka preh atyre që shpenzojnë deri në 5 mijë kilovat në muaj. Në një moment të dytë, këta konsumatorë sipas ministres do të paguajnë me çmim më të lartë se sa qytetarët që konsumojnë energji për nevoja bazike.
/abcnews.al