Balluku: Me hapjen e negociatave, ndryshimet në reformën e energjisë të domosdoshme

schedule10:29 - 14 Maj, 2020

schedule 10:29 - 14 Maj, 2020

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku nga seanca plenare e kësaj të entje është shprehur se ndryshimet në ligjin e energjisë janë të nevojshme.

Balluku ndër të tjera jka theksuar se ndryshimet në reformën energjetike synojnë që të krijojë një kornizë të qëndrueshme rregullatore dhe treg për tërheqje investimesh.

“Sot më shumë se kurrë me vendimin e BE për hapjen e negociata me Shqipërinë, reforma në energji është shumë e nevojshme. Ajo që synohet të kryhet me një reformë të tillë është krijimi i një  kornize të qëndrueshme rregullatore dhe një tregu të aftë, për të tërhequr investime. Krijimi i një tregu të integruar që lejon tregtinë ndërkufitare. Nxitja e përdorimit të energjisë së rinovueshme dhe efiçenca e kësaj energjie. E fundit zhvillimi i konkurencës si ajo rajonale dhe vendase për nxitjen e zhvillimit të tregut të lirë të energjisë, pasi siç e dini ne i kemi dhënë jetë bursës energjetike”, është shprehur Balluku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!