Balluku: Klosin nuk mund ta linim pas, kemi arritur një rezultat të jashtëzakonshëm

schedule21:06 - 15 Maj, 2023

schedule 21:06 - 15 Maj, 2023

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Dibrës, Belinda Balluku e ka cilësuar si të jashtëzakonshëm, rezultatin e arritur në Bashkinë e Klosit, e cila u fitua nga kjo forcë politike.

Në një deklaratë nga ambientet e Partisë Socialiste, Balluku u shpreh se kandidatja socialiste, Valbona Kola ishte njeriu i duhur për të korrur fitoren në këtë bashki.

Balluku nënvizoi se të shumtë ishin demokratët në Klos që votuan për Partinë Socialiste.

“Për gjatë gjithë fushatës, çdo natë kur mbyllnim fushatën, mendoja, a do vinim me të katërta bashkitë e qarkut, këtu në selinë e PS për të sjellë fitoren. Sigurisht, gjatë një fushate, ditët ndryshojnë, ka ditë me optimizim të madh, ka ditë kur ndjen sikur gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet, por gjitmonë mendoja që Klosin, fëmijën delikat të qarkut Dibër, ne nuk do ta linim pas dhe do ta merrnim. Ishte një vendim i guximshmëm, madje edhe duke mos u konsultuar mirë me Valbonën, vendimi  i kryesisë së PS dhe kryetarit Edi Rama, për të kandiduar Valbona Kolën, doktoreshën më të dashur dhe më të mirë të Klosit. Sigurisht, edhe në këtë rast skeptikët nuk munguan. U kujtuan për disa histori të 2015, ku Valbona krejt e vetme me 20 vajza dhe djem të rinj vendosi të kandidojë përballë Bedri Hoxhës, një dinosaur politik i vendosur në Klos, për t’i marrë fyrmën një krahine të jashtëzakonshme.

Unë isha e bindur që Valbona Kola ishtre zgjedhja e duhur për Klosin. Valbona Kola ishte ajo çfarë PS do t’i ofrojë komuniteteve në Shqipëri, njerëz të punës, njerëz të ndershëm, njerëz që nuk janë larguar kurrë nga vendlindja e tyre, që duan qytetin e tyre, që duan Shqipërinë. Valbona i plotësonte të gjitha këto kushte. Ka qenë një ndër fushatat më të bukura të jetës sime. Një fushatë ku kemi mbjellë pemë dhe shpresë. Dhe në Klos, më mirë se kudo unë kam ndjerë se si njerëzit kishin nevojë të mbështeshin diku, se si njerëzit vinin te ne, na rroknin dorën dhe na thonin, unë kam 32 vite që jam demokrat, por unë dua të votoj për veten time, familjen time dhe fëmijët e mi. Valbona mbrëmë korri një rezultat të jashtëzakonshëm”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!