Balluku jep njoftimin e rëndësishëm: Shtyhet afati i kolaudimit! Datën e publikojmë në 1 Janar

schedule12:51 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 12:51 - 29 Dhjetor, 2020

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka njoftuar gjatë konferencës me gazetarët se afati i kolaudimit të automjeteve do të shtyhet. Ajo tha se nuk ka ende një datë të përcaktuar ndërsa shtoi se nga data 1 Janar do të publikohen të dhënat e sakta.

“Koncesioni i procesit të kolaudimit përfundon më 31 Janar. Do ketë një shtyrje afati të cilin do ta bëjmë publik shumë shpejt. Në datë 1 Janar do përcaktojmë për sa kohë do të shtyhet ky afat”, tha Balluku.

Ndërkohë duke iu përgjigjur gazetares së ABC, Erblina Mile, Balluku deklaroi se tenderi për rrugën Milot-Fier do të rihapet në datë 20 Janar./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!