Balluku inspekton punimet në lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës

schedule15:03 - 13 Mars, 2023

schedule 15:03 - 13 Mars, 2023

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi sot  punimet që po kryhen në lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës.

“Këtu kemi pasur 140 objekte nga të cilat kemi larguar shumicën e tyre dhe kanë ngelur në një krah 25 dhe në krahun tjetër 10, të cilat kanë pak më shumë komplikacione.

Megjithatë edhe kompanitë ndërtuese kanë ndihmuar në proces, duke qenë një proces i përbashkët midis ARRSH-së, IKMT-së, sigurisht Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve që ka bërë një punë shumë të mirë, komunitetit që është treguar gjatë gjithë kohës mirëkuptues, bashkisë së Tiranës, por edhe bashkisë së Kamzës e cila e ka mbyllur procesin kohë më parë”- u shpreh Balluku ndërsa theksoi se Tirana këtu do të përfitojë edhe një rrugë panoramike e cila ndjek shtratin e lumit të Tiranës që ka qenë totalisht i zhdukur dhe i futur në ndërtime pa leje sigurisht

“Përveçse do ndërtojmë një rrugë të kategorisë A urbane, pra i gjithë projekti është ndërtimi i një rruge A, kategoria urbane, gjithashtu ne e kemi parë në disa zona të Tiranës që është pjesa e zonës lindore apo pjesa nga “Shqiponja” deri tek “Pallati me Shigjeta”. Tirana këtu do të përfitojë edhe një rrugë panoramike e cila ndjek shtratin e lumit të Tiranës që ka qenë totalisht i zhdukur dhe i futur në ndërtime pa leje sigurisht do pastrohet, do kthehet në një pikë vizite përsa i përket qytetarëve të Tiranës në këtë pjesë. Si në lotin 2 ashtu dhe këtu në lotin 7 ndjek shtratin e lumit duke sjellë një tjetër atraksion në Tiranë”- vijoi Balluku