Balluku inspekton Parkun Fotovoltaik në Fier

schedule18:45 - 27 Mars, 2019

schedule 18:45 - 27 Mars, 2019

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vizituar Parkun Fotovoltaik në Topojë të Fierit. Duke vlerësuar investimin e bërë, ministrja Balluku e cilësoi ketë vepër, si një standard dhe një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë të interesuarit që duan të investojnë në energjinë e rinovueshme.

Energjia e rinovueshme është vënë në fokus nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.  Në Topojë të Fierit është ndërtuar një park fotovoltaik  i cili do të ofrojë kosto më të reduktuara për energjinë.

 “Parku fotovoltaik është një zhvillim energjetik shumë i rëndësishëm, dhe në një vend si Shqipëria ku ditët me diell ne i kemi bujarisht të ofruara, absolutisht është një fushë që duhet zhvilluar dhe duhet treguar gjithë serioziteti dhe vëmendja e duhur edhe nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë”.

Ky park do të shërbejë si një standard dhe një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë të interesuarit që duan të investojnë në këtë fushë.

Teknologjia që është përdorur këtu është e diversifikuar, një pjesë e teknologjisë është europiane, një pjesë është kryesisht module dhe invertrat janë nga kompanitë numër një në botë”,

Ky park është konsideruar si model i suksesshëm biznesi, pasi në të janë instaluar 5 licenca të cilat prodhojnë në tërësi 10 megavat. Investitorët kanë bashkuar 5 licensat, duke përdorur të njëjtin sistem monitorimi dhe të njëjtin rrjet shpërndarjeje, e duke ulur kështu në mënyrë të ndjeshme kostot e prodhimit të energjisë./abcnews.al