Ballkani vazhdon marshimin drejt titullit kampion, Prishtina nuk fal në “shtëpi”, zhgënjen Malisheva

schedule20:27 - 11 Shkurt, 2024

schedule 20:27 - 11 Shkurt, 2024

Ballkani rikthehet me fitore në kampionat, teksa suharekasit mposhtën në transfertë me rezultatin 3-0, Lirinë. Të besuarit e trajnerit Ilir Daja e hapën llogarinë në minutën e 22’-të me Halilin, ndërsa në fraksionin e dytë gjetën rrugën e rrjetës edhe Kryeziu e Thaqi. Pas kësaj fitoreje, Ballkani ngjitet në kuotën e 43 pikëve në vend të parë ndërsa nga ana tjetër, Liria mbetet në fund me nëntë pikë.

Sakaq, edhe Prishtina nuk gaboi në shtëpi duke fituar me rezultatin 2-0 ndaj Feronikelit. Kryeqytetasit shënuan nga një gol për pjesë me autor Blesa dhe Pefqeli. Pas këtij trepikëshi, Prishtina ngjitet në kuotën e 29 pikëve në vend të katërt ndërsa Feronikeli mban vendin e shtatë me 21 pikë.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të javës së 19, Dukagjini mposhti Malishevën me rezultatin 2-1. Golat për vendasit erdhë nga Zulfiji e Paulo Victor Silva, në minutat 58’ e 65’ të sfidës, ndërsa për miqtë golin e “nderit” e shënoi Hazrollaj, në minutën e 44’-t. Sa i përket renditjes Malisheva mbetet në vendin e 5-të, me 29 pikë, ndërsa Dukagjini në vendin e 6-të me 27 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!