Ballkani thyen kampionët: Një afrikan dërgon Gjilanin në Europë, Flamurtari në lot

schedule19:19 - 26 Korrik, 2020

schedule 19:19 - 26 Korrik, 2020

Sot u zhvillua java e fundit e IPKO Superligës së Kosovës. Dy verdikte kishin mbetur për t’u zgjidhur, nënkampioni që do të luajë në Europa League dhe ekipi i katërt që bie një kategori më poshtë.

Festë për Gjilanin dhe lot për Flamurtarin. Këto dy ekipe u përballën në kryeqytet, sfidë që u mbyll me triumfin 0-1 për ekipin e Mezanit, që do të luajë për herë të parë në histori në kompeticionet europiane.

Afrikani Keita Razak shënoi golin e rëndësishëm për “Skifterat”, që e mbyllën sezonin me 68 pikë, po aq sa ka Drita, që fitoi titullin falë avantazhit në ndeshjet direkte.

DRENICA-DUKAGJINI 1-0
BALLKANI – DRITA 2:1

FLAMURTARI – GJILANI 0:1
TREPÇA 89 – PRISHTINA 2:1
FERIZAJ – FERONIKELI 2:4
VUSHTRRIA – LLAPI 5:3

Ballkani ia doli të mposhtë 2-1 kampionët në Suharekë, por ky trepikësh nuk pati vlera pas fitores së Gjilanit. Berisha dhe Daku shënuan golat e fitores për ekipin e Ismet Munishit, teksa Shabani barazoi përkohësisht për Dritën.

Vendi i tretë me 67 pikë dhe sezon për t’u duartrokitur për Ballkanin, që ka shansin të sigurojë kualifikimin në Europa League dhe ta mbylle sezonin me trofe në 29 korrik, datë kur luhet finalja e Digitalb Kupës kundër Prishtinës.

Shpëtojnë Drenica dhe Trepça ’89, që fituan në shtëpi kundër Dukagjinit dhe Prishtinës. Këta dy skuadra iu falën fitores së Gjilanit dhe do të jenë sërish pjesë e elitës së futbollit dardan sezonin e ardhshëm, ndërsa kuqezinjtë e Flamurtarit i bashkohen Ferizajt, Vushtrrisë dhe Dukagjinit një kategori më poshtë. /abcnews.al

 

Renditja përfundimtare e IPKO Superligës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!