Ballkani Perëndimor/ Siguria në Kosovë, Kasolli: NATO, i angazhuar për t’i shmangur tensionet e çdo natyre

schedule17:18 - 17 Tetor, 2024

schedule 17:18 - 17 Tetor, 2024

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte, theksoi se Aleanca është e vetëdijshme për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe faktin se procesi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit nuk është duke ecur siç do të donin.

Lidhur me këtë ka folur në emisionin “Ballkan Update”, ish-deputeti i VetëVendosjes, Afrim Kasolli, i cili theksoi se NATO është e angazhuar për të shmangur tensionet.

Ai u shpreh se këto tensione mund të jenë të çdo lloj natyre ndëretnike, të cilat mund të provokohen në këtë fazë.

“Në planin e përgjithshëm, besoj se NATO do ta rikonfirmojë përkushtimin dhe angazhimin e saj për sigurinë e Kosovës dhe se ajo do të tregojë se funksionon sipas mandatit që ka në garantimin e sigurisë së përgjithshme në territorin e republikës së Kosovës dhe se do të jetë e angazhuar për të shmangur tensionet e çdo natyre ndëretnike që mund të provokohen në këtë fazë. Jam i bindur që ky mesazh është dhënë deri më tani, por do të përsëritet dhe mbas marrjes së detyrës nga sekretari i ri i NATO ka të bëjë me çështjen sensitive mbi lumin Ibër dhe jam i bindur që mesazhi që do të transmetohet përsëri me këtë temë dhe tashmë KFOR e ka bërë të qartë qendrimin e tij”, tha Kasolli./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!