Ballkani është përfshirë nga moti i keq në veçanti Kosova, Serbia dhe Mali i Zi që po përballen dhe me ngricat e mjegullën. Në Serbi është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në disa zona ku prej ditësh janë regjistruar reshje të dendura dëbore pa ndërprerje.
Ndërsa aeroporti i Prishtinës herë pas herë ka pezulluar shërbimet, ndërsa janë me dhjetëra zonat e bllokuara. Në Greqi temperaturat shënojnë minus nëntë gradë Celsius, ndërsa në Athinë, Selanik dhe Qipro janë regjistruar reshje dëbore dhe shiu. Edhe në Turqi dëbora ka bllokuar automjetet në rrugë duke detyruar zjarrfikësit të ndërhyjnë./abcnews.al