Pasi Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen deklaroi se një ndër synimet e saj kryesore në mandatin e saj të dytë është zgjerimi i Unionit me anëtar të rinjë nga Ballkani Perëndimor, Brukseli zyrtar nis punën zyrtarisht për diçka të tillë. Përfaqësuesja e Lartë për politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Europian Kaja Kallas si dhe Presidenti I Ri i Këshillit Europian Antonio Costa do të presin liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor këtë të martë vetëm dy ditë pasi morën zyrtarisht detyrën.
Takimi i parë I udhëheqësve të lartë të Brukselit do të jetë me Kryeministrin Shqiptar Edi Rama pasditen e kësaj të marte. Ky takim vjen pasi vendi ynë hapi grup kapitujt e parë për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe pasi procesi I integrimit të Tiranës zyrtare u nda nga ai I Maqedonisë së Veriut duke qenë se Shqipëria është I vetmi vend në rajon që aktualisht nuk ka përplasje apo mosmarrëveshje me fqinjët e saj.
Pas Kryeministrit Rama Shefja e Politikës së Jashtme dhe Presidenti i Ri i këshillit Europian do të presin në takim Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickosi në orën 17.
Takimet do të vijojnë më pas në orën 17:30 me Kryetaren e Presidencës së Bosnjë Hercegovinës dhe në orën 18 do të jetë Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç ai që do të takohet me Kaja Kallas dhe Antonio Costan.
Vuçiç do të mbërrijë në këtë takim pas shpërthimit të kanalit të ujit Ibër Lëpenc në komunën e Zubin Potokut këtë fundjavë që u konsiderua një sulm terrorist dhe akt sabotazhi nga Brukselit. Kreu I shtetit Serb për vizitën e tij në Bruksel se këto do të jenë ditë të vështira për popullin e vendit të tij.
I fundit që liderët e rinjë të Bashkimit Europian do të presin në takim do të jetë Kryeministri I Kosovës Albin Kurti I cili përgjatë dy viteve të fundit ka sfiduar Brukselin Zyrtar me qendrimet e tij te njenashme qe kane rrezikuar edhe sigurine Rajonale.
Përfaqësuesja e Lartë për politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Europian Kaja Kallas si dhe Presidenti I Ri i Këshillit Europian Antonio Costa do ti përmbyllin këto takime me Liderët e Ballkanit Perëndimor me një darkë informale që do të mbahet në orën 20 të mbrëmjes së kësaj të marte./abcnews.al