Ballkani në një vit, Nazarko: Përplasja e Kurtit me aleatët ka penguar integrimin ndërkombëtar të Kosovës

schedule17:25 - 30 Dhjetor, 2024

schedule 17:25 - 30 Dhjetor, 2024

Analisti Mentor Nazarko në një intervistë në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, foli për zhvillimet që kanë prekur rajonin gjatë 2024.

Nazarko u ndal tek puna e SPAK në Shqipëri dhe drejtësia e re. Gjatë intervistës, analisti theksoi se ndërhyrja në Kushtetutë që është bërë në Shqipëri, është unike dhe se sipas tij mbetet model.

“Mendoj që ka një regji unike, pasi skema ngjan e njëjtë pavarësisht se Shqipëria është në krye të të gjithë vendeve të Ballkanit, ndërhyrja në Kushtetutë që është bërë në Shqipëri është unike është model. I është dhënë të huajve shumë sovranitet, diçka që nuk është bërë askund në Ballkan. Megjithatë, në Kosovë ka Prokurori Speciale, e njëjta gjë u tentua në Maqedoninë e Veriut por nuk pati sukses, ka sukses në Mal të Zi, ndërsa në Serbi nuk ka sukses”, tha Nazarko.

Ndërsa komentoi politikën e jashtme në Kosovë, Nazarko tha se përplasja e Kurtit me aleatët ka penguar integrimin ndërkombëtar të Kosovës.

“Përplasja e Kurtit me aleatët ka penguar integrimin ndërkombëtar të Kosovës. Kosova e ka dobësuar veten përkundrejt atij që konsiderohet si armiku kryesor i saj që është Serbia.”, u shpreh Nazarko.

Gjatë intervistës në emisionin “Ballkan Update”, Nazarko shtoi se është me shumë rëndësi që të ketë një bashkëpunim edhe më të madh rajonal mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Ka ardhur koha edhe me ndihmën e Shqipërisë që përkundrejt partisë në pushtet të Maqedonisë së Veriut apo përkundrejt shtetit maqedonas të vihet në jetë një politikë e re afrimi me të që lidhen me garancinë për të drejtat themelore të shqiptarëve, me bashkëpunimin rajonal të dy shteteve tona. Duhet të pranojmë që me ndryshimet që ndodhën me aktakuzën për zotin Grubi, qeverisë i është dhënë një kartë në dorë që të ecë përpara me reformën kushtetuese dhe gjashtë muajt e ardhshëm pritet të jetë muaj vendimtarë”, u shpreh ai.

Sa i përket protestave në Serbi, theksoi se dita e nesërme pritet të shihet se si do të ecin zhvillimet pas protestës së paralajmëruar.

  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!