Ballkani mjaftohet me barazimin ndaj Prishtinës, Llapi triumfon ndaj Lirisë

schedule16:13 - 17 Dhjetor, 2023

schedule 16:13 - 17 Dhjetor, 2023

Ballkani dhe Prishtina e mbyllën në paqe përballjen e javës së 18-të të Superligës së Kosovës me 90-minutëshin që nuk prodhoi asnjë gol, rezultat ky që lë më shumë të kënaqur kryeqytetasit e drejtuar tashmë nga ish-trajneri i Tiranës, Emmanuel Egbo.

Pas kësaj pike, të besuarit e trajnerit Ilir Daja mbeten në krye të kampionatit me 39 pikë, edhe pse kanë dy ndeshje për të rikuperuar, e nga ana tjetër Prishtina renditet në vendin e 5-të të tabelës me 26 pikë.

Në ndeshjen tjetër të javës së 18-të, Llapi fitoi në transfertën ndaj Lirisë me rezultatin 2-0, me miqtë shënuan që nga një gol për pjesë me autor Hysenin dhe Namanin, duke u ngjitur në kuotën e 34 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Liria mbetet e fundit në klasifikim me vetëm 9 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!