Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç gjatë konferencës për mediat në Shkup, është ndalur tek vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor duke thënë se nuk e di arsyen që ata nuk bashkohen.
Për Bosnje e Hercegovinën dhe Malin e Zi, Vuçiç është shprehur se ata nuk kanë probleme me Serbinë, ndërsa për Kosovën, Vuçiç është shprehur se gjërat që i ndajnë nuk ka nevojë që të jenë parësore.
Sipas Vuçiç, Serbia nuk do të ishte pengesë nëse ndonjë vend tjetër i rajonit kërkon të bashkohet me “Ballkanin e Hapur”.
Vuçiç tha se “Minishengeni Ballkanik” do të jetë në të mirë të vendeve të përfshira, për lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.
Pjesë nga fjala e Vuçiç:
“E shoh se sa herë që shfaqemi në një kohë që tre vendet tona kanë 12.7 milion qytetarë, janë shifra reale. Dhe kjo nënvlerësohet gjithmonë. Nga pyetja kryesore e z.Rama është se ku është Prishtina për mua është ku është Sarajavë. Ne i drejtohemi publikut në tiranë dhe në Beograd ku është Podgorica e më tej. Kishim bërë këtë nismë me Bosnje e Hercegovinën apo me Malin e Zi do na akuzonin se po bëjmë Serbinë e Madhe. E njëjta gjë vlen edhe nëse do bëhej Shkup-Tiranë. Asnjë normal nuk mund ta thotë këtë. Në epokën e sotme të rrjeteve sociale nuk e di se çfarë mund të thotë një teori konspiracioni. Ideja është që të gjithë të marrin pjesë e të jemi të drejtë. Ajo që na ndan mos ta përmendim si çështje kryesore. Ne po punojmë për një çështje ekonomike. Jemi për qarkullim të lirë dhe jo për të zgjidhur çështjet dypalëshe të cilat qartësisht nuk janë zgjidhur kaq shpejt.”
“Natyrisht të tjerët mund të bashkohen me këtë nismë, edhe në qoftëse do të kërkonin ndonjë lëshim nga Serbia. Në qoftë se juve nuk ju vjen mirë se si Serbia mund të jetë me Kosovën, atëherë vendoseni në një kuadrat të mos gjejmë justifikime për bashkëpunimin. Mos të gjejmë justifikime që njerëzit të mos jetojnë më mirë. Bosnja, Mali i Zi nuk kanë probleme me ne nuk e di pse nuk marrin pjesë. Nëse ja dalim me sukses dhe e di që do jetë me pengës. Do kemi zero pritje në kufi që njerëzit të lëvizin lirisht. Jo, afatet zgjasin, por kjo do të bëhet e mundur për njerëzit. Të mos presin kur udhëtojnë, ne jemi të hapur për gjithçka. Nuk i them sheqeri është i mirë për trurin, mishi për muskujt, s’do të hash, mos hajde. Ne po bëjmë punën tonë. Na takon të rrisim ekonomitë e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.” tha Vuçiç, mes të tjerash. e.l/abcnews.al/