Mali i Zi i është bashkuar për herë të parë samitit të nismës Ballkani i Hapur si vëzhgues. Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç nga samiti deklaroi se kjo nismë nuk duhet të shihet si një ide e politikanëve, por si një ide për shtetasit dhe bizneset. Ai shprehu bindjen se personat që e mbështesin këtë projekt do të rriten.
Abazoviç: Duhet të rrisim besimin dhe t’ia zgjasim dorën njëri-tjetrit. Kjo është mënyra e vetme se si mund ta ndryshojmë të ardhmen e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të interesuar edhe për sezonet e zjarreve që së bashku me ju të bëjmë gjëra në ndihmë ët gjithë vendeve, jemi të interesuar që të bëjmë gjëra të përbashkëta turistike. Të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor janë të mirëseradhur në Mal të Zi. Së bashku të ulemi dhe të flasim për nismat e përbashkëta. Besoj se kjo është mënyra, rruga e vetme se si mund të dëshmohemi para qytetarëve tanë, para Brukselit dhe Uashingtonit, faktin që ne dimë të bëjmë ndryshe. Ideja e Ballkanit të Hapur nuk duhet të shikohet si një ide e politikanëve, kjo është ide për shtetasit tanë dhe për biznesin, kjo është ide se si qytetarët mund të shfrytëzojnë shërbime më të lehta për realizimin e bizneseve të tyre. Nëse kjo nismë zhvillohet si e tillë, do të jetë shumë i vogël numri i atyre që i rezistojë dhe do të rritet numri i atyre që e mbështesin. Nuk ka rëndësi kush është në pozitë më të mirë të integrimit, jam i sigurt që dëshira e këtyre liderëve është ta shikojnë vendin e tyre në BE. Edh BE nuk do të jetë i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në samitin e Open Balkan merr pjesë për herë të parë Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina, ndërsa edhe këtë herë mungon Kosova. Në samitin e Ohrit, është i pranishëm është edhe Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerim i KE, ndërsa mësohet se mori pjesë online edhe i dërguari i SHBA, Gabriel Escobar./abcnews.al/