“Ballkani i Hapur i ka bërë një shërbim të madh rajonit”, Rama nga Shkupi: Kush nuk ka marrë pjesë, ka gabuar

schedule13:17 - 6 Korrik, 2023

schedule 13:17 - 6 Korrik, 2023

Kryeministri Edi Rama, në konferencën që po mban me homologun maqedonas, Dimitar Kovaçevski në Shkup është pyetur në lidhje me procesin e Ballkanit të Hapur nëse e dëmtoi apo jo Kosovën. Rama u shpreh se kjo nismë i ka sjellë vetëm të mira rajonit dhe se kush nuk ka marrë pjesë ka bërë gabim.

“Nuk dua fare që në këtë proces për organizimin e samitit të Berlinit dhe që të gjithë të futemi nën ombrellën e këtij procesi, si rezultat i këtij plani që po merr jetë nga ndërveprimi me Brukselin dëshiroj që Ballkanin e Hapur ta lëmë mënjanë. S’dua t’i japë askujt asnjë mundësi që të flasë për konspiracione dhe paralelizma dhe s’kam asnjë koment për të bërë për Ballkanin e Hapur.

Ballkani i Hapur i ka bërë një shërbim të madh këtij rajoni. 1 mijë herë të kthehesha do ta ndiqja këtë rrugë. Dhe siç thashë përderisa nga 72 nisma janë të paktat që kanë marrë vëmendje për shkak se është bërë shumë punë. Kush nuk ka marrë pjesë në Ballkanin e Hapur kanë bërë gabim për veten e vet por nuk është e Ballkani i Hapur.“, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!