Balliu në ABC Live: Berisha ka kthyer shpresën e demokratëve për 3 javë

schedule16:16 - 28 Shtator, 2021

schedule 16:16 - 28 Shtator, 2021

Gazetari dhe botuesi i njohur Fahri Balliu ka folur në “ABC Live” në lidhje me situatën në Partinë Demokratike. Ai tha se të gjitha lëvizjet brenda partisë duhet të bashkohen në një për të forcuar akoma më shumë pozitat e saj.

“Nga PD edhe kur ishte Sali Berisha doli partia e Pollos. Në parti kanë dalë gjithnjë nga të gjitha. Koha i bën të nevojshme. Mendoj që të gjitha që partitë duhet të derdhen si përrenjtë në lumin e madh të PD për të dalë në det dhe oqean pastaj. Bëjmë durim dhe mendoj se kështu do të zhvillohen ngjarjet. Për lëvizjen e Kadillit mendoj se ka qenë kundër Bashës dhe do jetë vetëm kundër Bashës. Të tjerat janë lëvizje të natyrshme në këtë situatë të pritshme”, tha Balliu.

Ai deklaroi se ish-lryeministri Sali Berisha brenda tre javës ka arritur të ngjallë shpresë në radhët e demokratëve duke i çuar drejt një rruge bashkimi.

“Nuk ka këtu surprizë sepse këtu jemi në një proces dhe reaksion kimik që do të çojë në produkt të caktuar. Çështja është që këtu të gjykohet vendimi që u mor si rezultat i të qenit peng. Ai vendim mund të mos merrej me shkeljen e statutit.  Mund të kishte një akt moral të tillë që jepet dorëheqja dhe vendimi nuk merret për të treguar lidhjen që ke më këtë forcë. Këto nuk ndodhën dhe kjo është për të ardhur keq.

Unë mendoj që Berisha brenda 3 javësh ka arritur të rikuperojë situatën shpirtërore psikologjike, të ngjallë shpresën e demokratëve dhe të çojë drejt një rruge bashkimi. Jam i bindur që teza e Berishës është bashkimi dhe rruga është takimi dhe zbritja në bazë që është totalisht i harruar. Mund të jesh dhe një hap larg zyrës së kryetarit dhe të jesh i harruar”, u shpreh ai. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!