Ballanca: Nuk do të jetoja kurrë në një shtëpi pa libra dhe pa kujtime

schedule22:02 - 16 Shkurt, 2021

schedule 22:02 - 16 Shkurt, 2021

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka rrëfyer për herë të parë se sa e rëndësishme shtëpia për atë si individ.

E ftuar në emisionin “Refleksione”, Ballanca theksoi se shtëpitë ku ajo ka banuar dhe banon tregojnë shumë për atë si individ.

Mes të tjerave juristja deklaroi se nuk do të jetoja kurrë në një shtëpi pa libra në një shtëpi pa kujtime. Ballanca na rrëfeu se shtëpia është vendi ku ajo tregon realisht veten e saj pa pasur merakun dhe shqetësimin se dikush tjetër mund të thotë diçka apo mund të mos i pëlqej.

“Shtëpia ime edhe shtëpia që kam pasur më parë, më tregon mua sesi jam, çfarë vlere kam dhe çfarë rëndësie kanë për mua pjesë të caktuara të jetës sime. Unë nuk do të jetoja kurrë në një shtëpi pa libra, pasi do ta ndjeja veten të parealizuar.

Nuk do te jetoja kurrë në një shtëpi pa kujtime ku unë kam pjesë dhe copëza të jetës sime, të cilat mund të mos jenë më të mirat e mundeshe dhe mund të mos jenë me elegantet e mundësime, por janë gjërat që unë i kam pasur të rëndësishme në pjesë të caktuara të jetës sime.

Shtëpia është edhe ai vendi ku unë tregoj realisht veten time pa pasur merakun dhe shqetësimin se dikush tjetër mund të thotë diçka apo mund të mos i pëlqej ajo që unë bëj apo ajo që unë them duke rrezikuar edhe pasojën e të dukur një njeri snob,” deklaroi ndër të tjera Erinda Ballanca në emisionin “Refleksione”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!