Ballanca: Koha e dënimit me vdekje ka ikur që në Luftën e Dytë Botërore

schedule21:33 - 24 Nëntor, 2021

schedule 21:33 - 24 Nëntor, 2021

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca argumenton se dënimi me vdekje nuk mund të rikthehet. E ftuar në studion e “Bardh a Zi”, duke diskutar thirrjen e opinionit publik për të rikthyer këtë dënim, pas ngjarjes në Fier, ku Klodian Çalamani vrau vogëlushin 8-vjeçar, Ballanca thotë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.

“Këto janë të gjitha raste të identifikuara. Personat që i kanë kryer janë në burg. Fakti nëse këta persona do të dënoheshin apo jo me vdekje apo ato  që kanë marrë nuk ndryshon asnjë germë në çështjen ekzistencës së shtetit. Këto janë raste të identifikuara, a dënohen 30 vjet apo me vdekje kjo nuk ndryshon asgjë në forcën e shtetit. Sigurisht që shteti ka shumë për të bërë. Organet shtetërore duhet të jenë të përgjegjshme se cilat janë problemet kryesore. Dhe problemi kryesor është varfëria. Ne prandaj duhet ta adresojmë këtë çështje, sa më parë dhe duhet ta adresojmë me politika konkrete. Koha e dënimit me vdekje ka ikur që në Luftën e Dytë Botërore,” u shpreh ajo.

Sakaq, avokatja Mirela Çela Jorgo, e cilëson si emergjente rikthimin e dënimit kapital, për shkak të rritjes së kriminalitetit në vend.

“Është emergjente dënimi me vdekje. Krimet ndodhin jo vetëm për motive të dobëta por edhe pa motive fare. Sot për sot po ndodhin vdekje për një karikues, për një gomë edhe pse më pe shtrembër. Shqipëria ka arritur majën e krimeve të dobëta,” u shpreh ajo. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!