Balla u dërgon projekt-rezolutën për Ukrainën grupeve parlamentare

schedule20:32 - 1 Mars, 2022

schedule 20:32 - 1 Mars, 2022

Kreu i grupit parlamentar socialist. Taulant Balla, u ka mbrëmjen e sotme krerëve të grupeve parlamentare të PD-së, ‘Aleancës për Ndryshim’ dhe të “Demokraci dhe Integrim” një projekt-Rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë “PËR MBËSHTETJEN E SOVRANITETIT DHE TËRËSISË TERRITORIALE TË UKRAINËS DHE MBROJTJEN E PARIMEVE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË SIGURISË EVROPIANE”.

Ka qenë vetë Balla që përmes një postimi në Facebook shkruan se kjo projekt-Rezolutë është konsultuar paraprakisht me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, ndërkohë që tani po konsultohet nga grupet parlamentare, nga Komisioni për Politikën e Jashtme dhe do të jetë  për diskutim në seancën plenare më e afërt e Kuvendit të Shqipërisë që do ta shqyrtojë dhe miratojë.

Postimi i plotë i Ballës:

KUVENDI I SHQIPËRISË🇦🇱📍I kam dorëzuar sot pasdite kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike, të “Aleancës për Ndryshim” dhe të “Demokraci dhe Integrim” një projekt-Rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë “PËR MBËSHTETJEN E SOVRANITETIT DHE TËRËSISË TERRITORIALE TË UKRAINËS

DHE MBROJTJEN E PARIMEVE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË SIGURISË EVROPIANE”.

Kjo projekt-Rezolutë është konsultuar paraprakisht me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme🇦🇱, po konsultohet nga grupet parlamentare, nga Komisioni për Politikën e Jashtme dhe do të jetë seanca plenare më e afërt e Kuvendit të Shqipërisë që do ta shqyrtojë dhe miratojë.

#ËE_STAND_ËITH_UKRAINE /Abcnews.al