Balla: Thirrje politikanëve të së keqes të heqin dorë nga fyerjet, seriozë edhe në mandatin e 3

schedule10:08 - 2 Nëntor, 2020

schedule 10:08 - 2 Nëntor, 2020

Kreu u i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një komunikim për pas përfundimit të mbledhjes me elektoratin e PS, u shpreh për mediat se Partia Socialiste do të vijojë punën e saj serioze edhe gjatë mandatit të tretë.

“Ka pasur një raportim të çështjeve më të rëndësishme, përveç drejtuesve politik të qarqeve ishin edhe ministrat e kabinetit të qeverisë tonë.

Vëmendja jonë është për njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshme. Qasja jonë do të vazhdojë edhe për mandatin tjetër qeverisë. Ne vijojmë një komunikim të vazhdueshëm në çdo cep të territorit.

I bëj thirrje miqësore politikanëve të së keqes që të heqin dorë nga fyerjet e padrejta”, tha Balla.

/abcnews.al/