Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balla: SPAK goditi në zemër të sistemit gjyqësor, mesazh për politikanët

schedule12:48 - 15 Shkurt, 2021

schedule 12:48 - 15 Shkurt, 2021

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se reforma në drejtësi është në rrugën e duhur duke falenderuar ata që e kanë mbështetur prej fillimit.

Balla u ndal edhe te goditja e SPAK në gjykatën e Krujës që çoi në pranga 13 persona mes të cilëve edhe gjyqtaren e Gjykatës së Krujës duke e quajtur atë mesazh për politikanët.

“Zonjës që foli para dy radhës i them kur të bëhesh nënë do e kuptosh sa e rëndësishme është . Lulzim Basha edhe pse ishte në shtëpi në një nga vilat e oligarkëve pasi është I vetmi njeri që u pasurua gjatë pandemisë.

Nga vila e tij telefononte se ishte në Shkodër dhe kishte ngelur në rrugë. Unë besoj që vetëdija dhe përgjegjësia politike e partive duhet të bëjë atë që është e mundur për të vazhduar dallimin mes idesh. Luli është administrator i njërës piramidë. Nuk do lëmë askënd vetë.

Ata që vazhdojnë të jenë në shërbim të Lulit dhe Monikës të njëjtës këngë me darje do i bien. Unë nuk do të rresht deri në muajin korrik të falenderoj ata që kanë mbështetur reformën në drejtësi. Rezultatet e deritanishme të SPAK dhe institucioneve të tjera janë tepër pozitive. Goditja e javës së kaluar në zemër të sistemit gjyqësor ishte e duhur për të dhënë një mesazh të qartë edhe për politikanët që besojnë se mund të pengojnë reformën. Shqipëria me këtë reforme ka garantuar një sistem drejtësie të pavarur” tha Balla./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!