Balla: Saliu, Meta, Kryemadhi dhe Luli janë kundër Reformës në Drejtësi

schedule13:29 - 8 Mars, 2021

schedule 13:29 - 8 Mars, 2021

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend u ndal tek dekreti për koncesionin e “Rinasit”, duke e konsideruar një investim shumë të madh në infrastrukturën aeroportuale të vendit.

Gjithashtu Balla komentoi edhe fushatën politike dhe zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë se Partia Socialiste është e angazhuar që t’i çojë deri në fund reformat e nisur, duke theksuar se ky është edhe qëllimi pse e meriton mandatin e tretë.

Ndërsa u ndal tek ish-kryeministri Sali Berisha, Presidenti i Republikës Ilir Meta, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, si edhe lideri i opozitës Lulzim Basha, Balla theksoi se qëllimi i vetëm i tyre është angazhimi kundër Reformës në Drejtësi.

“Ilir Meta, Sali Berisha, Kryemadhi dhe Luli pas tyre janë katër njerëz që bashkë i ka bërë vetëm angazhimi kundër reformës në drejtësi. Asnjë qytetar nuk ka dyshim se përbetimet e tyre i kanë kundër Reformës në Drejtësi. Sot ne kemi përballë një opozitë që kanë një ofertë skandalozë dhe sa i përket lidershipit pastaj nuk di çfarë të them. Ky vend ka nevojë për të punuar 24 orë dhe për të mos lënë përgjysmë betejat e nisura.

Çuarja e angazhimeve tona na bën që të jemi sot edhe më të gatshëm për të çuar përpara reformat e rëndësishme dhe disa ndryshime të tjera ligjore që ne kemi depozituar edhe në komunikim me partnerët tonë ndërkombëtarë.

PE kërkon mbajtjen e menjëhershme mbajtjen e konferencën ndërqeveritare sepse Shqipëria i ka plotësuar padyshim kushtet për fillimin e saj”, tha më tej Balla, ndërsa theksoi se merita është e të gjithëve për punën e vendosur që kanë bërë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!