Balla: Rrogozhinës iu ndërpre mandati i një Kryetari që shërbeu me përpikmëri

schedule18:57 - 22 Shkurt, 2020

schedule18:57 - 22 Shkurt, 2020

Numri II i PS-së, Taulant Balla përmes një statusi në facebook shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kreut të Bashkisë së Rrogozhinës Haxhi Memolla. Ai ndërroi jete nga një goditje në zemer mesditen e sotme, teksa kishte shkuar në Dibër për të ndjekur ndeshjen Korabi-Egnatia. Taulant Balla ndër të tjera thotë se “Rrogozhinës iu ndërpre në mes mandati i një Kryetari i cili çdo ditë i shërbeu me përpikmëri banorëve”.

STATUSI I TAULANT BALLËS

Lamtumirë i dashur mik dhe shok Haxhi Memolla!

Sot u nda papritmas nga jeta Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë Haxhi Memolla. Si mik dhe shok i vjetër në familjen tonë socialiste e kam pak të vështirë të lidh apo të përmbledh në disa fjalë ngushëllimin për familjen, për miqtë dhe qytetarët e Rrogozhinës.

Familja e madhe dhe e nderuar Memolla humbi sot një njeri të dashur, miqtë humbën Haxhiun e gjendur dhe zemërmirë, socialistëve të Rrogozhinës ju largua para kohe një përfaqësues i denjë, Rrogozhinës iu ndërpre në mes mandati i një Kryetari i cili çdo ditë i shërbeu me përpikmëri banorëve të nderuar të kësaj Bashkie. /abcnews.al