Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balla: Rama lypi për të garantuar vaksinimin, vendi ka nevojë për kryeministra të fortë

schedule12:45 - 13 Prill, 2021

schedule 12:45 - 13 Prill, 2021

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar nga Librazhdi se vendi sot ka nevojë për kryeministra të fortë dhe jo për një kukull që është në duart e Saliut dhe Ilirit.

“Edi Rama lypi për të garantuar vaksinimin dhe rindërtimin. Në zonën e Durrësit kemi 380 familje nga Librazhdi që preken nga rindërtim.

 Ne e kemi garantuar dhe po e fitojmë luftën me pandeminë. Në politikë ka një thënie të pakundërshtueshme. Kohët e vështira kanë nevojë për kryeministra të fortë. Lulzim Basha është një kukull në duart e Saliut dhe Ilir Metës. Ne nuk mund të kthehemi më mbrapsht”, tha Taulant Balla.  /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!