Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balla pret në Kuvend deputetin britanik Paul Foster: Shkëmbimi i përvojave rrit standardet e përfaqësimit

schedule14:27 - 20 Shkurt, 2026

schedule 14:27 - 20 Shkurt, 2026

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti në Kuvend anëtarin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Paul Foster si dhe delegacionin e Westminster Foundation for Democracy, ku bënte pjesë edhe ish-deputeti John Grogan.

Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Komuneve, më e rëndësishmja në parlamentin britanik.

“Shkëmbimi i përvojave me Dhomën e Komunave është shumë i dobishëm për rritjen e standardeve të përfaqësimit, forcimin e marrëdhënies zgjedhës i zgjedhur, si dhe përmirësimin e etikës dhe transparencës në detyrën e deputetit”, u shpreh Balla.



Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen ndër vite të Westminster Foundation for Democracy ndaj Kuvendit të Shqipërisë, duke theksuar se “kontributi i WFD ka qenë i vyer në forcimin e praktikave parlamentare dhe konsolidimin e institucioneve demokratike në vend”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!