Balla: Presidenti nuk ka mundësi të ndryshojë 30 Qershorin

schedule20:30 - 24 Maj, 2019

schedule 20:30 - 24 Maj, 2019

Kreu i deputetëve socialistë Taulant Balla thotë se data e zgjedhjeve nuk do të ndryshoje. Gjatë  një takimi në Cërrik, Balla tha se as presidenti nuk ka mundësi të ndryshojë 30 Qershorin.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi gjatë takimit në qytetin Cerrikut se 30 Qershori është afati i fundit për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

“Zgjedhjet në 30 Qershor do të zhvillohen. Nuk mund t’i zgjasim mandatin kryetarëve asnjë ditë të vetme. Në 1 Korrik, Altin Toska i Cërrikut, ashtu si të gjithë kryetarët e tjerë, nuk mund të firmosë as ndihmën ekonomike. Po ashtu as Këshilli Bashkiak nuk mund të mblidhet në 1 Korrik, sepse Kushtetuta e përcakton 4 vjet mandatin e organeve të qeverisjes vendore”. 

Sipas Ballës, as presidenti nuk ka mundësi të ndryshojë 30 Qershorin.

“Mandati ka përfunduar në 30 Qershor, thotë Kushtetuta, kështu që do apo s’do Lulzim Basha, në datë 1 Korrik të gjithë kryetarët e rinj të bashkive do shkojnë në zyrën e kryetarit të bashkisë. Këtë nuk e luan as topi.”

Sipas Ballës, opozita bojkoton zgjedhjet sa herë është në prag të humbjes, dhe kjo nuk është eksperienca e saj e parë.

“Ne nuk e kemi për herë të parë që PD nuk merr pjesë në zgjedhje. PD bojkotoi referendumin e Kushtetutës 20 vite më parë. Raundin e dytë të zgjedhjeve vendore në vitin 2000, e bojkotuan në 2/3 e njësive administrative, sepse e dinin që nuk fitonin. “Si i bëhet? Zgjedhjet të bëhen kur të jetë gati Luli? Po sikur Luli të mos bëhet asnjëherë gati?Askush nuk mund të cënojë procesin zgjedhor dhe për këtë kodi është i qartë”.

 Balla ftoi shqiptaret te marrin pjese ne zgjedhjet e 30 Qershorit. Ai kujtoi se procesi zgjedhor nuk mund te preket nga askush, e kujtdo qe e synon i tregoi Kodin Penal./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!