Balla premton shtëpi për policët: Përfitojnë efektivët që kanë krijuar familje të re

schedule12:30 - 23 Korrik, 2023

schedule 12:30 - 23 Korrik, 2023

KORÇË- Në vijim të takimeve me drejtuesit e Policisë në Korçë, ministri i Brëndshëm, Taulant Balla, premtoi kushte më të mira për efektivët e policicë. Balla deklaroi se shumë shpejt do të trajtohet problemi i banimit për uniformat blu, për ata që shërbejnë në qytete të ndryshme nga vendi ku kanë familjen, e veçanërisht për ata që krijojnë familje të reja.

Sipas Ballës do t’i hapet rrugë aplikimeve për vitin 2023, duke e nisur me 100 banesat e para. Gjithashtu ministri premtoi edhe sistemimin përfundimtar të të gjitha familjeve të policëve të vrarë në krye të detyrës.

Në takimin me drejtuesit e policisë së Korçës, Balla kërkoi më shumë luftë intensive, ndaj krimit të organizuar. Po kështu kërkoi nga punonjësit e policisë kujdes të shtuar në komunikimin me qytetarët.

Minisitri i Rendit, Taulant Balla ka zhvilluar takime në qarqe të ndryshme me drejtues të lartë të policisë menjëherë pas marrjes së detyrës. Vetëm pak ditë më parë me firmën e kryepolicit Muhamet Rrumbullaku u larguan disa drejtues policie me synim dhënien e një frymëmarrjeje të re për rendin dhe sigurinë publike/ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!