Balla për protestat: Nuk mund të mbajmë peng zhvillimin e Tiranës

schedule21:13 - 22 Nëntor, 2018

schedule 21:13 - 22 Nëntor, 2018

I ftuar në “Mbrëmjë Ide” nga gazetarja Mirela Milori ishte kreu i grupit kuvendor të PS Taulant Balla. Një diskutim për protestat e dhunshme para parlamentit dhe çështjet e tjera të rëndësishme politike në vend.

“Është shumë e rëndësishme që të shpjegojmë a ka vertetë bazë kjo protestë dhe a është kjo një protestë tjetër për një problem social të një grupi të caktuar që po shfrytëzohet dhe vidhet nga opozita. E para është e qartë, janë disa persona të cilët uzurpojnë territorin. Të gjithë e dimë që ka pasur ndërtime pa leje pa fund, por të gjithë e dimë që sipas një ligji personat që kanë ndërtuar aty kanë qenë të skualifikuar për tu legalizuar”.

Balla tregoi për politikat sociale për familjet që nuk preken nga ky projekt dhe dënimet e abuzuesve, sipas tij.

“Uzurpuesit me 5-6 kate nuk kanë për të marrë kokërr leku. E rëndësishme për ne është që për familjet që nuk rezultojnë të kenë banesë tjetër ka një politikë sociale me një bonus qiraje për 3 vitet e para. Ata që realisht kanë nevojë, do të trajtohen. Ne nuk mund të mbajmë peng zhvillimin e Tiranës. Thirrja ime është: për qytetarët që kanë banesën e jetës, trajtimi do jetë i kujdesshëm, për uzurpuesit do jetë e turpshme”.

Ai tha se nuk është në dijeni të arsyes se përse opozita nuk e trajton këtë çështje në Parlament.

“Nuk di kush është arsyeja që deputetët e PD dhe LSI nuk vijnë ta bëjnë këtë diskutim në parlament. Kjo është tallje që bëhet nga ana e PD. Ajo që qytëtarët e dinë është se Lulzim Basha është një gjobaxhi”.

Kreu i kuvendit të PS gjithashtu tregoi dhe për gjyqin e tij me anëtarë të ndryshëm të opoztës.

“Kanë votuar një raport përfundimtar hetimor për çështjen CEZ, pavarësisht përpjekjeve për mbylljen e këtij hetimi. Bëj apel autoriteteve kosovare që Nuel Kalaj të gjendet. Ky person 12 ditë para zgjedhjeve në vitin 2009 ka tërhequr në bankë një shumë 6.8 milionë eurosh e paguar si një përqindje e OSSH nga CEZ. Unë kam besim që një ndër dosjet e byrosë kombëtare të hetimit të jetë kjo. Raporti i komisionit hetimor është publik”.

Balla u shpreh edhe për involvimin e tij nga opozita në çështjen Xhisiela dhe për dekretimin e Sandër Leshit si ministër i Brendshëm.

“Lulzim Basha e bëri këtë mal balte që rezultuan shpifje. Kam depozituar kallëzim penal. Për të gjitha çështjet kam bindjen e plotë që do të merret vendimi i duhur nga gjykata dhe Prokuroria. Rasti Xhisiela është më se e qartë që as unë as babai nuk kemi pasur as prezencën as në vijë ajrore me të.
77 vota mbështetëse për zotin Lleshi. Rezultatet e ministrisë së Brendshme janë të shkëlqyeshme, mbreslënëse. Vetëm gjatë këtij viti janë 10 aksione të sukseshme në bashkëpunim me policinë shqiptare dhe gjermane.”

Taulant Balla diskutoi dhe për zgjedhjet e ardhshme vendore. I pyetur nga gazetarja Milori se përse nuk rizyrtarizohet Velia si kandididat për kreun e Bashkisë së Tiranës, kreu i grupit parlamentar socialsit dha këtë përgjigje:

“Sepse ne jemi parti me rregulla. Ne kemi filluar procesin e vlerësimit të performancës. Në asamblenë e PS është raportuar performanca e çdo të zgjedhuri vendor. Në datën 25 maj drejtuesi politik i qarkut përkatës del dhe komunikon kandidaturën. Veliaj ka justifikuar besimin e dhënë nga PS dhe besimin e qytetarëve të Tiranës dhe i ka të gjitha kredencialet për të qenë kandidat në zgjedhjet e ardhshme, por ky është një proces. PS kontratën e vlerësimit e ka vetëm me qytetarët.”

Në përfundim ai tregoi dhe për reformën zgjedhore të dhe nëse do të kemi një ndryshim të sistemit zgjedhor, bazuar nga udhëtimi i tij i fundit në Gjermani.

“Sistemi zgjedhor është përcaktuar në kushtetutë. Ne kemi paraqitur një draft më të mirë dhe të plotë të adresimit të rekomandiveve të OSBE-ODHIR për 3 palë zgjedhje. Një draft i përgatitur me shumë kujdes nga ekspërtët vendas. Pritshmëritë e partnerëve tanë janë që PD me datë 20 dhjetor të vijë në kuvend dhe ta votojmë me qëllim që ti lejmë kohë edhe përgatitjeve për të pilotuar në qendra votimi, numërimin dhe votimin elektronik. Besimi im është që fillim i sesionit të ri parlamentar do e gjejë opozitën në parlament.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!