Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë një konferencë me zv. kryeministrin e RMV, Artan Grupi u shpreh se aktualisht shqiptarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë përfaqësimin më të lartë.
“Të ecim përpara për të garantuar një anëtarësim sa më të shpejtë të vendeve tona në BE. Thirrja ime është për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që jetojnë në çdo cep të globit të regjistrohen në portalin zyrtar të qeverisë. Duhet të akesohet çdo qytetar sepse kështu do të kemi një përfaqësim edhe më të madh të shqiptarëve. Dua të theksoj se nuk ka ndodhur ndonjëherë që shqiptarët të kenë zëvendëskryeministrin e parë”, tha Balla.
Nga ana tjetër Zv kryeministri i RMV falënderoi autoritetet shqiptare për mbështetjen e dhënë jo vetëm për partitë politike, por për të gjitha institucionet e Maqedonisë së Veriut.
/abcnews.al/

