Shpërblimet për fundvit/ Balla: Policët, marrin pagën e ushqimit. Përfitojnë edhe zjarrfikësit e angazhuar në shuarjen e zjarreve

schedule13:16 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 13:16 - 20 Dhjetor, 2023

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punonjësit e policisë. Ai ka njoftuar se policët do të shpërblehen me 118 mijë lekë, kjo shumë është mbledhur nga vaktet ushqimore të paguara gjatë gjithë vitit.

Sakaq, Balla e ka konsideruar si shpërblimin më të madh që një punonjës i policisë së shtetit mund të ketë marrë ndonjëherë.

“Së pari, dua të informojë të gjithë punonjësit e policisë së shtetit se qeveria sapo ka miratuar vendimin për të shlyer një detyrim prej shumë kohësh, i cili lidhet me pagesën e ushqimit për çdo punonjës të policisë përgjatë orarit të punës apo në misione, operacione dhe përballimin e situatave të emergjencave civile. Çdo punonjës policie do të marrë një pagesë për një vakt ushqimor, në 12 muaj, 22 ditë pune, shkon 264 pagesa shumëzuar me 450 lekë. Pra, gati 118 mijë lekë të reja do të jetë pagesa për vitin 2023. Shpërblimi më i madh që një punonjës i policisë së shtetit mund të ketë marrë ndonjëherë”, tha ai.

Gjithashtu Balla njoftoi edhe shpërblim për zjarrfikësit që u angazhuan në shuarjen e zjarreve në vend gjatë verës, në vend dhe në shtetin fqinj Greqinë.

“Mirënjohja që qeveria u jep zjarrfisëve, shpërblim për të gjithë punonjësit të angazhuar me zjarret i falenderoj të gjithë punonjësit e angazhuar. Qeveria do i transferojë bashkive, fondin që të marrin shpërblimin e një page mujore para vitit të ri. Ndërsa të gjithë ata që morën pjesë në operacionin e shuarjes së zjarreve në Greqi do të shpërblehen me dy paga mujore.” vijoi më tej Balla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!